-0.6 C
New York
Saturday, December 13, 2025

Buy now

Protesta në Shkup, Shala: Ngritja e shtabit emergjent, shenjë nga Mickoski se s’jemi të mirëseardhur (VIDEO)

- Advertisement -

Më 13 dhjetor, në Shkup do të mbahet protesta e katërt me radhë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po gjykohen në Hagë.

Kjo protestë vjen pas tri paraprakeve, në Prishtinë, Hagë dhe Strasburg.

Me këtë rast, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, i cili ka ngritur një shtab emergjent.

E kjo temë pikërisht u diskutua sot në edicionin më të ri të Kosova Today në Klan Kosova.

Sipas historianit Azdren Shala, ky hap i shtetit të RMV-së ka një domethënie.

“Nënteksti i kësaj është se nuk jeni të mirëseardhur”, deklaroi Shala.

Edhe me panelistët e tjerë gazetarin Ardian Gaxherrin dhe Afërdita Maliqin u zhvillua një diskutim goxha interesant lidhur me këtë temë.

Për t’i përcjellur nga afër përgatitjet e OVL-UÇK-së ka qenë edhe gazetarja e Klan Kosovës Qëndresa Tërshani.

Ajo pati deklaruar se ekziston edhe rreziku i arrestimit të veteranëve në kufi./ Klankosova.tv

 

Të ngjashme

Të fundit