Më 13 dhjetor me fillim nga ora 13:00 në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, do të mbahet protesta në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.
Fatmir Sopi nga OVL-UÇK ka deklaruar se të gjitha përgatitjet për aktivitetet e radhës janë kryer në bashkëpunim me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe nga rajonet tjera ku jetojnë shqiptarët.
Ai tha se pjesëmarrja pritet të jetë sa më masive, si nga qytetarët brenda trojeve shqiptare, ashtu edhe nga diaspora.
Sopi theksoi se dera ka qenë gjithmonë e hapur për të gjitha forcat politike, përfaqësuesit institucionalë, qytetarët dhe organizatat joqeveritare.
Sipas tij, qëllimi kryesor është sensibilizimi i opinionit vendas dhe ndërkombëtar lidhur me zhvillimet në Hagë.
“Të gjitha përgatitjet janë kryer në bashkëpunim me kolegët tanë veteran të UÇK-së në Republikën Jugosllave në Maqedoninë e Veriut, thuajse janë përgatitjet e kryera dhe presim pjesëmarrjen sa më masofike të gjithë qytetarëve anë e kënd vendeve tona ku jetojnë shqiptarët anë e mbanë botës dhe diaspora. Gjithmonë ka qenë dera e hapur edhe të forcave edhe përfaqësuesve politikë po ashtu edhe të qytetarëve dhe të gjitha organizatave joqeveritare. Detyra jonë ka qenë që ta sensibilizojmë opinion tonë botëror në lidhje me zhvillimet që po bëhen në Hagë. Asnjë arsye nuk ekziston që ata të mos të jenë të lirë dhe të kthehen pranë familjeve të tyre sepse nuk do ta pengojnë aspak procesin gjyqësor sepse tani pritet verdikti nga ana e trupit gjykues, qëndrimi I tyre ende në paraburgim është një e padrejtë e madhe që po u bëhet atyre kolegëve tanë të luftës”, ka deklaruar Sopi në emisionin “Ditari” në tëvë1.






