23.1 C
New York
Sunday, September 14, 2025

Buy now

Protesta në Hagë, Memli Krasniqi: Kosova nuk i harron bijtë e saj

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi nuk ishte pjesë e protestës së sotme në Hagë, por tha se me sy e zemër ishte atje.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai thotë se sot me mijëra qytetarë e bashkatdhetarë, nga çdo cep i atdheut dhe i botës, u ngritën si një trup i vetëm për të protestuar për drejtësi.

“Me sy e me zemër sot në Hagë, ku me mijëra qytetarë e bashkatdhetarë, nga çdo cep i atdheut dhe i botës, u ngritën si një trup i vetëm për të protestuar për drejtësi. Për të mbrojtur çlirimtarët tanë dhe luftën tonë të shenjtë për liri. Kosova nuk i harron bijtë e saj”, ka shkruar i pari i PDK-së.

Të ngjashme

Të fundit