Qytetarët të shumtë protestuan kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, organizuar nga Iniciativa “Asnjë cent më shumë”, raporton Ekonomia Online.
Një nga organizatorët e protestës, Besnik Shabiu, kritikoi Zyrën e Rregullatorit për Energji për shpërfillje të zërit të qytetarëve dhe për vendimmarrje pa konsultim publik.
Ai tha se “zëri i 5 prillit nuk iu mjaftoi” dhe theksoi mesazhin kryesor të protestës: “Asnjë cent më shumë”, duke e quajtur vendimin e bordit të ZRrE-së skandaloz dhe në dëm të standardit të jetesës së qytetarëve.
“Ju shkoi në vesh të shurdhër zyrtarëve të ZRRE-së. Thirrja le të dëgjohet nga ky shesh dhe ajo thirrje është asnjë cent më shumë. Bordi skandaloz i ZRRE-së vendosi në emër të qytetarëve, pa i pyetur dhe pa i marrë në konsideratë komentet e tyre. Janë atje për të dëmtuar edhe më tutje standardin e qytetarëve të kësaj Republike. Ne ia çojmë një selam nga protesta e 5 prillit e mijërave qytetarëve. E kanë dhënë përgjigjen dhe përgjigjja është e qartë: asnjë cent më shumë . Nuk po iu mjaftjoën as komentet, as alternativat. Zëri i 5 prillit nuk iu mjaftoi. Ky zë sot prapë nuk do t’iu mjaftojë. Lufta vetëm sa ka filluar, në kuptimin simbolik. Po luftojmë me njerëzit tanë”, tha Shabiu.
Protesta mbahet në Prishtinë, në të njëjtën ditë kur edhe Zyra e Rregullatorit për Energji mori vendimin përfundimtar për çmimin e ri të rrymës, i cili ende nuk është bërë publik