26.4 C
New York
Thursday, August 7, 2025

Buy now

Protesta “kundër padrejtësive në Hagë”, Sejdiu: Të shndërrohet në angazhim intensiv shoqëror

- Advertisement -

Analisti Dardan Sejdiu në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova foli për protesta “kundër padrejtësive në Hagë”, duke thënë se duhet të shndërrohet në angazhim intensiv shoqëror.

Ai tha se kjo duhet të ndodh siç u shpreh, për t’u ndalur një padrejtësi e madhe.

“Kjo nuk duhet me qenë sikur protesta e vitit 2022, e kemi mbajtur një protestë të madhe dhe pastaj kaluan disa vjet, e kemi tani protestën e radhës, po besoj se kjo duhet të shëndrrohet në një angazhim intensiv shoqëror, të shtetit, të institucioneve, të qytetarëve, për ta ndalur një padrejtësi të madhe, nëse besojmë që është padrejtësi e madhe”.

“Ne besojmë secili, besoj që kjo është padrejtësi e madhe, kemi folur publikisht, jemi angazhuar politikisht, jemi angazhuar edhe publikisht për ta ndalur këtë punë dhe po besoj që është minimumi i mundshëm që mund të bëhet në këta muaj sa kanë mbetur deri në fund të procesit”, u shpreh ai.

Të ngjashme

Të fundit