25.4 C
New York
Wednesday, August 6, 2025

Buy now

Protesta kundër padrejtësisë – Muharremaj: E kemi obligim me dalë pa dallime politike

- Advertisement -

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme kundër Gjykatës Speciale.

“Kemi apeluar që nesër sa më shumë njerëz të jenë në Prishtinë, ta mbrojmë drejtësinë, ta mbrojmë shtetin e Kosovës”, deklaroi Muharremaj në DPT Te Fidani.

Ai theksoi se të akuzuarit që ndodhen në Hagë nuk janë atje për interesa personale, por për të mbrojtur vlerat e luftës dhe shtetësisë.

“Kolegët tanë që janë atje, nuk kanë shkuar për çështje personale. Kanë shkuar me e mbrojtur pastërtinë e luftës dhe me e mbrojtur shtetin e Kosovës”, tha ai.

“Duhet ta kemi për obligim me dalë, pa dallime politike. Nuk janë në pyetje partitë këtu. Në pyetje është lëkundja e shtetit”, përfundoi i pari i Suharekës.

Të ngjashme

Të fundit