5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Protesta e serbëve në veri kundër hapjes së Urës së Ibrit, Elshani: Ishin rreth 600 protestues

- Advertisement -

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se në protestën e serbëve në kundërshtimin e hapjes së Urës së Ibrit ishin përreth 600 pjesëmarrës.

Elshani në një prononcim për media ka thënë se nuk janë regjistruar incidente përgjatë protestës, raporton Insajderi.

“Protesta është paralajmëruar të shtunën ose të dielën për sot nga ora 11:00 deri në orën 12:00 nga një grup i qytetarëve për pakënaqësitë për gjendjen sociale, gjendjen në përgjithësi të komunitetit serb. Ne jemi duke siguruar këtë tubim publik, çdo gjë është në rregull. Numri sipas nesh është përreth 600, kështu që situata është e qetë”, ka thënë ai.

Protesta tashmë ka përfunduar.

Prezentë në protestë kanë qenë edhe politikanë të komunitetit serb në Kosovë.

Po ashtu, protesta është përcjellë nga afër edhe nga EULEX’i dhe KFOR’i. /Insajderi.org/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit