8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Protesta e serbëve i ndryshon qëndrimin Berishës: Qeveria ta hap urën me çdo kusht

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të merr vendim për hapjen e urës së Ibrit.

Madje, ai ka thënë se deri sot ka qenë që çdo veprim të merret në harmoni me ndërkombëtarët, por pas protestës së qytetarëve serb në veri që kundërshtuan hapjen, thotë se ka ndërruar mendje.

Ai në “Këndin e Debatit” në Tëvë 1 ka thënë se protesta ishte më kërkesa separatiste të nxitura nga Beogradi.

“Pas protestës së sotme, unë kam qenë gjithmonë në harmoni me partneret ndërkombëtarë duke  respektuar qëndrimin e tyre. Pas protestës së sotme, unë mendoj se qeveria me çdo kusht duhet ë veprojë dhe të hapet ura, për kalimin e lirë të qytetarëve, automjeteve  dhe mallrave e shërbimeve, sepse,  protesta dhe kërkesat e tyre janë të karakterit separatistë të nxituara drejtpërdrejt nga Beogradi. Nëse perëndimi do të mbështesë një filozofi të tillë separatiste që kërkon të bllokohen urat, rrugët e komunikimit, liria e lëvizjes së qytetarëve , atëherë unë nuk e di se për çfarë po flasim. Kush po lufton këtu për demokraci për liri dhe të drejta e kush po lufton për  kufizimin e tyre”, ka thënë Berisha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit