24.9 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Protesta e NjSI-së, asamblisti i VV-së: Hiqni uniformat dhe kartelat e PDK-së

- Advertisement -

NjSI-ja dhe Sindikata e Policisë kanë protestuar para Qeverisë sot për shkak të pagave, shtesave të rrezikshmërisë, sigurimeve shëndetësore dhe kërkesave të tjera.

Por, këta protestues asamblisti i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Selman Sokoli i ka quajtur militantë të PDK-së.

Sokoli ka shkruar se disa nga protestuesit me maska janë nga Prizreni dhe njihen si militantë të PDK-së.

Tutje ata i ka ftuar “t’i heqin uniformat, kartelat e PDK-së dhe të dalin krah për krahë me Rashit Qalajn”.

Postimi i tij i plotë:

Kosova ka votu masivisht VETËVENDOSJEn dhe koalicionin e saj për të mos u shantazhuar Qeveria. Disa nga Prizreni, pa maska i njohim si militantët e PDK-së, kështu që lëreni hajgaret, hiqni uniformat, edhe kartelat e PDK-së që i keni në formën e atyere të pasluftës me shqiponjë dhe dilni hapur krahë për krahë me Rashit Qalajn.

 

Të ngjashme

Të fundit