17.9 C
New York
Friday, October 17, 2025

Buy now

​Protesta e madhe në Tiranë, reagon Richard Grenell

- Advertisement -

Emisari i presidentit amerikan për misione të veçanta në botë, Richard Grenell ka përmendur protestën e madhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së sot në Tiranë.

“Dhe në Tiranë”, ka shkruar Grenell në rrjetin X, i cili disa herë ka kritikuar Gjykatën Speciale se po mban tash e pesë vjet padrejtësisht ish-krerët e UÇK-së në paraburgim.

Sot në Tiranë u mbajt protestë e madhe gjithëkombëtare kundër padrejtësisë që po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Grenell sivjet bëri thirrje për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund.

Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë kryer krime lufte.

Të ngjashme

Të fundit