15.5 C
New York
Saturday, October 18, 2025

Buy now

Protesta e madhe në Tiranë, flet koordinatori: Drejtësia e vetme e gjyqit politik është kthimi i liderëve

- Advertisement -

Koordinatori i protestës në Tiranë: Drejtësia e vetme e gjyqit të montuar politik është kthimi i liderëve pran popullit

Koordinatori i protestës “Unë jam UÇK” që u mbajt sot në Tiranë, Shkëlqim Hajdari, ka folur mbi organizimin e kësaj proteste, duke thënë janë të lumtur që sot i gjithë komuniteti i Tiranës por edh shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e veshën sheshin kuqezi “Skenderbej”.

Hajdari tha se nga sot sheshi “Skenderbej” për kauza kombëtare do të jetë sheshi që do të vishet gjithmonë kuqezi, teksa shtoi se organizime të tilla si kjo e sotmja kërkojnë punë për t’u bërë, por u shpreh se nuk e kanë pasur shumë të vështirë pasi në çdo telefonatë kanë gjetur gatishmëri për protestën.

“Kanë ndihmuar pa kursim, kanë ardhur gjërat lirshëm. Njerëzit ishin të gëzuar, kishin ardhur me dëshirë, u munduam shumë që ta mbrojmë këtë protestë nga ndikimi politik”.

“Edhe ato pak ndikime politike që donin ta përdornin këtë protestë, sot e kanë marrë përgjigjen nga protesta se sot kishte edhe deputetë të rreshtuar në parti politike, qoftë në Kosovë apo Shqipëri, ku liderët e tyre nuk e kanë përkrahur, kanë dashur ta politizojnë këtë protestë, por kishin përfaqësuesit e tyre sot aty”, tha Hajdari në Edicionin Special në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se kauza e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbajtja padrejtësisht e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe shokëve të tij ka marrë legjitimitetin sot nga sheshi “Skenderbej”.

“Shpresojmë që kjo protestë dhe protestat e tjera që do të bëhen edhe në Shkup por ndoshta edhe në Këshill të Evropës, do ta zgjojnë gjykatën që ajo gjykatë të japë drejtësi dhe drejtësia e vetme e këtij gjyqi të montuar politik është kthimi i liderëve të UÇK-së pran familjeve të tyre dhe pran popullit të tyre”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës “Tirana”, Ruzhdi Keqi, tha se protesta u mbrojt mirë nga ngjyrimet politike dhe se organizimi u shpërblye nga përshtypjet dhe opinionet e njerëzve pjesëmarrës.

“Mendoj që u mbrojt mirë protesta. Politika, për ata që kanë sy e vesh, sot duhet të nxjerrin mësim. Nuk mund të bëhet politikë me cështjen e Kosovës”, tha Keqi, njofton Klankosova.tv.

Kurse anëtari i Këshillit Drejtues të Shoqatës “Tirana”, Kujtim Dervishi, tha se sheshit “Skenderbej” sot iu shtua edhe stema e UÇK-së.

“Ky manifestim i sotëm të mos mbetet vetëm manifestim por ta shikojnë të gjitha ambasadat dhe personalitetet botërore këtë grumbull të madh shqiptarësh që kanë ardhur nga të gjitha trevat që kërkojnë vetëm drejtësi”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit