5.7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Protesta e Berishës/ Basha kërkon ndihmën e Ramës!

- Advertisement -

Partia Demokratike reagon sërish për protestën e dhunshme që po zhvillohet jashtë selisë blu, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

PD akuzon Berishën se “po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme”.

Në anën tjetër, PD po kërkon ndihmën e institucioneve për të ndërhyrë në protestë.

Deklarata e plotë e PD-së:

Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë..

Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese!

I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve!

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKESali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me…

Posted by Partia Demokratike e Shqipërisë on Saturday, January 8, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit