13.1 C
New York
Tuesday, October 14, 2025

Buy now

Protesta e 17 tetorit, Gucati: Do të marrë pjesë edhe Edi Rama

- Advertisement -

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot e ka mbajtur një konferencë për media ku është folur për protestën 17 tetorit që do të mbahet në sheshin “Skënderbej” në kryeqendrën shqiptare në Tiranë, me fillim nga ora 17:00.

Kryetari Hysni Gucati, tha se kanë gjetur mbështetje të madhe nga institucionet e shtetit shqiptar.

Ai deklaroi se në këtë protestën në përkrahje të luftës së UÇK-së do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

“Jemi duke pritur sot ose nesër na lajmëron edhe për fjalim. Nuk besoj se do të na refuzon fjalimin të paktën, por krejt varet nga agjenda. Na ka thënë edhe mbrëmë se do të marrë pjesë në protestën e 17 tetorit”, deklaroi ai para mediave.

Kreu i OVL UÇK-së shtoi se po ashtu do të marrin pjesë edhe ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Gucati tha se përkrahje të madhe të qytetarëve ka edhe nga Kosova.

“Mendoj se numri i qytetarëve do të jetë bukur i madh. Vetëm nga Kosova deri më tani janë të konfirmuara 60 autobusë”, deklaroi ai para mediave.

Të ngjashme

Të fundit