9.6 C
New York
Saturday, November 22, 2025

Buy now

Prosper: Thaçi s’ka pasur komandë dhe kontroll mbi individët e UÇK-së

- Advertisement -

Gjatë dhe pas luftës në Kosovë, ish-presidenti Hashim Thaçi nuk ka pasur komandë dhe kontroll mbi pjesëtarët individual të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kështu është shprehur avokati i tij, Pierre Richard Prosper, në një intervistë ekskluzive për Info Magazine në Klan Kosova.

Ai shtoi se Prokuroria e Specializuar e ka trajtuar çështjen asisoj që për secilin abuzim që ka ndodhur, Thaçi dhe të tjerët janë përgjegjës, “kjo për shkak të natyrës së titujve apo pozicioneve që kanë pasur”, raporton Klankosova.tv.

“Kjo nuk është e vërteta”.

“Janë gjithë këta dëshmitarë që erdhën dhe dëshmuan se nuk ka pasur sistem të organizuar të komandës dhe kontrollit brenda Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe kur e shohim këtë, mund të vijmë në përfundim se ata nuk mund të mbahen përgjegjës për veprimet e individëve përgjatë asaj kohe”, deklaroi avokati Prosper

Të ngjashme

Të fundit