Gazetarja e Klan Kosovës e cila po e përcjellë nga afër gjykimin e madh në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në rastin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të tjerëve, ka sjellë përmbledhjen e ditës së tretë të deklaratave përmbyllëse, ku sot fjalën e fundit e nisi mbrojtja e Thaçit.
Mujku e ka shpjeguar gjithë deklaratën e avokatit Pierre Prosper, i cili e ka gjunjëzuar Prokurorinë e Specializuar, që tentoi t’i diskreditojë dëshmitarët ndërkombëtarë, raporton Klankosova.tv
“Kanë kaluar pak çaste e ka përfunduar fjalën e tij, ambasadori dhe avokati i Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Pierre Prosper, i cili e ka gjunjëzuar gjithë atë që e ka thënë ZPS për dy ditë në fjalën hyrëse të kësaj Zyrë, më 9 dhe 10 shkurt, duke u përpjekur t’i diskreditojë dëshmitarët e mbrojtjes së Hashim Thaçit, që dëshmuan për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithë diplomatët dhe ushtarakët nga ShBA dhe Britania, të cilët kanë përfaqësuar aleancën më të fuqishme ushtarake politike, NATO-n dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Prosper ka deklaruar se nuk është e mundur që diplomatë të tillë, të kenë qenë parashutistë dhe të kenë pasur njohuri fare të pakta për luftën e UCK-së dhe ngjarjet që kanë ndodhur në ’98 dhe ’99, e në bazë të të cilave NATO më pas ka ndërhyrë për të ndalur gjenocidin serb në Kosovë.”
Tutje, në fjalën e tij, Prosper edhe ka ironizuar me ZPS-së, pikërisht për diplomatët dhe ushtarakët që u ulën në këtë gjykatë në vendin e dëshmitarëve dhe rrëfyen për luftën e drejtë të UÇK-së, transmeton Klankosova.tv
“Ai madje ka ironizuar se deri në atë shkallë me Prokurorinë, sa i tha trupit gjykues se ajo që po përpiqet Zyra e Kimberly West të ju thotë juve është që “ata diplomatë kanë qenë në terren, por nuk e dinë, mos iu besoni syve tuaj, mos u besoni veshëve tuaj, na besoni neve, sepse ne Prokuroria iu tregojmë juve se çfarë ka ndodhur në atë kohë në Kosovë.” – raportoi tutje gazetarja Mujku.
Mujku tregoi se avokati Prosper, ishte i qartë në lidhje me raportin që do të duhej të ekzistonte karshi dëshmitarëve të mbrojtjes.
“Po ashtu në anën tjetër, Prosper i tha trupit gjykues, që kurrkush në Gjykatë nuk ka nevojë që t’i pëlqejë këta dëshmitarë ose t’i respektojë, por e kanë obligim që ta respektojnë rolin e tyre, profesionin dhe shtetin prej nga vijnë. “
Për ta përmbyllur deklaratën e fuqishme, ajo tha se Prosper iu drejtua Gjykatës Speciale me disa fjalë për ndërhyrjen e NATO-së në Kosovë.
“Ai po ashtu tha se nuk munden që diplomatë të tillë të kenë ardhur në përfundimin për të ndërhyrë në Kosovë dhe të përmirësojnë gabimin që komuniteti ndërkombëtarë e ka bërë në Bosjne, pak vite më herët






