Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka mbajtur dje mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar propozimi që ditë më parë i është dërguar nga kryeministri Albin Kurti.
Në këtë mbledhje është marrë vendim që OVLUÇK-ja t’i kthejë me shkrim përgjigje Kurtit për propozimin e tij
Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, i cili ka bërë me dije se përgjigjen e kanë gati dhe do t’i dërgohet Kurtit sapo të kthehet nga ShBA-ja.
Ai ka refuzuar të tregojë nëse do ta pranojnë ose refuzojnë propozimin e qeverisë, që bashkërisht të hartojnë një ligj të ri dhe të nisë procesi i verifikimit të veteranëve.