Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar propozimin e Glauk Konjufcës si mandatar për formimin e Qeverisë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai këtë zhvillim e ka cilësuar si “manovër politike” .
“Mjaft me manovra politike. Nga data 15 prill ka qenë e qartë se nuk ka shumicë për të bërë institucionet e reja”, shkruan ai në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Lëvizja Vetëvendosje në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të saj erdhi me këtë propozim.






