12.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Propozimi i KGjK-së, Osmani i dekreton 31 gjyqtarë

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dekretuar sot 31 gjyqtarë me mandat fillestar.

Sipas postimit të Presidencës, në ceremoninë e betimit para presidentës, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”.

“Osmani ka potencuar se integriteti, pavarësia, paanshmëria dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë dhe besim qytetar”,  ka njoftuar Presidenca.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit