16.7 C
New York
Thursday, May 1, 2025

Buy now

Propozimi i Deharit për votim të fshehtë të kryeparlamentarit, KDI: Vendim arbitrar, s’ka bazë në rregullore

- Advertisement -

Instituti Demokratik i Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me mënyrën e zhvillimit të votimit gjatë vazhdimit të sotëm të seancës konstituive.

KDI thotë se ndryshimi i mënyrës së votimit në mes të seancës përbën shkelje të parimeve procedurale dhe një precedent të rrezikshëm për funksionimin e Kuvendit.

KDI shton se ky propozim nuk kishte baze në Rregulloren e Kuvendit.

“Ndryshimi i mënyrës së votimit në mes të seancës, në mënyrë arbitrare nga kryesuesi dhe pa bazë në Rregulloren e Punës së Kuvendit, përbën shkelje të parimeve procedurale dhe një precedent të rrezikshëm për funksionimin e Kuvendit. Ky veprim jo vetëm që bie ndesh me standardet e një legjislature demokratike, por minon edhe besimin publik në rregullsinë dhe integritetin e proceseve parlamentare.”

Sipas KDI’së çdo përpjekje për të ndryshuar rregullat gjatë lojës – veçanërisht kur vjen në funksion të kalkulimeve të brendshme politike – dëmton rëndë autoritetin e Kuvendit.

KDI ka ftuar kryesuesin e seancës, Avni Dehari dhe të gjithë deputetët, e në veçanti grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, që të respektojnë standardet procedurale të përcaktuara në Rregullore dhe të veprojnë në përputhje me normat e përgjegjësisë institucionale dhe politike që i kërkon funksioni përfaqësues.

Të ngjashme

Të fundit