15.7 C
New York
Thursday, August 21, 2025

Buy now

Propozimet e VV për kryeparlamentare, Halimi: Gratë s’po paraqiten si subjekte të lirisë, por si figura të instrumentalizuara

- Advertisement -

Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dje dy gra për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën, duke thënë se ato u vendosën në qendër të betejave politike dhe u paraqiten si figura të instrumentalizuara.

Duke cituar feministen amerikane, Judith Butler, Halimi tha se po shihet se si politika e riciklon praninë e grave, duke e bërë atë një rol të skenarizuar, e jo një hapësirë të vërtetë të veprimit.

“Moskonstituimi i Kuvendit nuk është vetëm krizë institucionale; është edhe simptomë e një regresi më të thellë të emancipimit shoqëror. Gratë, të vendosura në qendër të këtyre betejave politike, nuk po paraqiten si subjekte të lirisë, por si figura të instrumentalizuara në lojën e pushtetit.  Siç do t’na paralajmëronte Judith Butler, subjektet nuk janë thjesht të lindura, ato prodhohen përmes praktikave diskursive dhe politike dhe këtu shohim se si politika e riciklon praninë e grave, duke e bërë atë një rol të skenarizuar, e jo një hapësirë të vërtetë të veprimit.  Kështu, përfaqësimi shndërrohet në një performativitet të zbrazët: gratë janë aty, por jo si fuqi transformuese; janë aty, por jo si zë që e ndryshojnë rendin”.

Halimi shton se “në këtë ironi të hidhur, emancipimi kthehet në iluzion, ndërsa prania e grave bëhet maskë e mungesës së vërtetë të barazisë”.

“E fatkeqësisht, ky regres mori sërish trajtë konkrete në paraqitjen e ish kryetarit të Kuvendit”.

Në seancën e djeshme Vetëvendosje propozoi sërish Haxhiun për kryeparlamentare pavarësisht qëndrimeve të ditura të partive të tjera se s’do të votojnë pro zgjedhjes së saj.

Po ashtu, Vetëvendosje si emër të dytë e dha Gërvallën, e cila po ashtu s’mori mbështetjen e nevojshme. Edhe Gërvalla u propozua megjithëse partitë tjera kanë deklaruar se s’do të votojnë për ish-ministrat e Qeverisë Kurti.

Të ngjashme

Të fundit