Home Lajme “Propagandave po i vije fundi”, Halimi i reagon VV-së e koalicionit AAK-NISMA

“Propagandave po i vije fundi”, Halimi i reagon VV-së e koalicionit AAK-NISMA

0
“Propagandave po i vije fundi”, Halimi i reagon VV-së e koalicionit AAK-NISMA

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar për sulmet e Qeverisë Kurti dhe koalicionit AAK-NISMA ndaj tyre.

Halimi tha se pushteti dhe nismat opozitare po kanë frikë nga “Rruga e Re” që sipas saj tashmë ka trasuar orientimin me qytetarët që e duan një Kosovë përtej realiteteve fiktive.

Ajo tha se propagandës po i vjen fundi.

Tutje, Halimi përmendi punimet për autostradën për Gjilan që sipas Kurtit është dashur të kryhet në vitin e kaluar dhe çerdhen në Podujevë që Halimi e quan “imagjinare”.

Postimi i plotë i Sibel Halimit:

Frika ndër të tjera definohet dhe ka një rol kyç në përgatitjen e organizmave për të reaguar ndaj rrezikut. Nuk është i rastësishëm mobilizimi sulmues ndaj LDK-së, si nga pushteti ashtu edhe nismat opozitare; është veçse frikë nga “Rruga e Re”, që tanimë ka trasuar orientimin me qytetarët që e duan një Kosovë, përtej realiteteve fiktive paralele të krijuar nga ky pushtet.

Propagandave po i vije fundi! Kosova meriton më mirë, realitetet fiktive do të mbijetojnë vetëm në mendjet populliste që me propagandë i kundërvihen realitetit të baltës, sikurse është rasti me autostradën e Gjilanit që sipas tyre është kryer vitin e kaluar; apo me çerdhen imagjinare në Podujevë që është “në ndërtim e sipër”!

 

Exit mobile version