23.2 C
New York
Tuesday, July 22, 2025

Buy now

Propaganda serbe në rastin e veriut

- Advertisement -

Faktet prezantuara nga Qeveria e Kosovës se grupi terrorist i shpartalluar në veri të vendit ka lidhje të ngushta me Beogradin zyrtar, autoritet në Serbi po mundohen t’i luftojnë me propagandë. Profesorët universitar thonë se ky diskurs i Serbisë është i vjetër më shumë se një shekull, por që bashkësia ndërkombëtare nuk duhet ta pranoj këtë propagandë serbe.

Autoritetet e Republikës së Kosovës kane deklaruar se prapa grupit terrorist që sulmoi policinë, qëndron Beogradi zyrtar, për çka në vazhdimësi kanë prezantuar fakte.

Në mesin e argumenteve që dëshmon për lidhjet e grupit terrorist me Beogradin është publikuar edhe një video ku shihet se Millan Radojeqiq, një bashkëpunëtor i Vuçiqit, udhëhiqte grupin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Politika serbe në anën tjetër, po mundohet të mohoj lidhjet e grupit kriminal me ta. Por, në këtë përpjekje kanë filluar të duken qesharak.

Në një televizion serb ku ishte i ftuar ministri i jashtëm serb Ivica Dacic, teksa po diskutohej për videon ku shihej Radojeqiq, u tha se video është e vjetër dhe se sipas tyre shihet që toka ishte e mbuluar me borë.

Në tendencën për ta mohuar lidhjen e grupit terrorist me qeverinë e tij, presidenti serb Aleksandar Vuciq, ka deklaruar se sulmi është bërë nga qytetarët lokal serb.

Profesori universitar Milazim Krasniqi thotë se këtë lloj propagande serbët e përdorin që më shumë se një shekull.

“Ndërsa, njohësi i çështjeve politike Imer Mushkolaj thotë se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet t’i pranoj përpjekjet e Serbisë për tu shfajësuar për rastin e fundit në veri të Kosovës”, tha profesori universitar, Milazim Krasniqi.

“Nëse konfirmohet që grupi terrorit ka lidhje me politikën serbe, disa nga vendet e BE-së kanë kërkuar që t’i vendosen sanksione Serbisë”, deklaroi njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj.

Të ngjashme

Të fundit