6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Propaganda ruse/ Nesër në shkollat ruse ligjërohet për fjalimin e Putinit

- Advertisement -

Presidentit rus, Vladimir Putin, siç duket, pushtimi i Ukrainës nuk po i ecën siç mund ta ketë menduar. Ukrainasit po rezistojnë suksesshëm, ndërsa lufta e shpallur nga ai i ka shkaktuar telashe edhe mes popullit rus. Për këtë, ai ka urdhëruar mësuesit që nesër të flasin për luftën në Ukrainë, duke iu referuar fjalimit të tij dhe t’i dënojnë protestat kundër luftës.

Siç raportojnë mediat ukrainase, nesër në rajone të ndryshme të Rusisë, mësuesit do t’u shpjegojnë nxënësve të klasës 7 deri në klasën 10 për luftimet në Ukrainë.

Mësuesit janë të detyruar që të ligjërojnë nesër para nxënësve të tyre rreth fjalimit të Presidentit rus, Vladimir Putin, me të cilin ai urdhëroi sulmin ushtarak ndaj Ukrainës, raporton zn.ua.

Në mediat ukrainase raportohet se mësuesit po ashtu do të detyrohen t’i dënojnë të gjitha protestat kundër luftës, që ruset i kanë mbajtur dhe planifikojnë t’i mbajnë kundër vendimit të liderit të tyre që të pushtohet Ukraina.

Këto “ligjërata” janë planifikuar të mbahen në disa rajone të Rusisë, përfshirë kryeqytetin Moskën. Gazetarët kanë siguruar manualin që i është dhënë mësuesve, e ku përshkuhet detajisht çdo gjë që duhet t’u thuhet nxënësve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit