6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Propaganda ndaj Dardan Gashit: Ermal Panduri sqaron të vërtetën dhe ka një thirrje

- Advertisement -

Autori i emisionit ‘Debat Plus’, Ermal Panduri, ka reaguar lidhur me fushatën linçuese ndaj interpretimit të keq qëllimisht ndaj një deklarate të analistit Dardan Gashi.

Analisti Dardan Gashi i është nënshtruar një fushate linçuese nga ajo që njihet si ‘ushtria e facebook’, të cilët ia kanë shtrembëruar një deklaratë ku ai thotë se ‘e ka mik ministrin e Qeverisë së Kosovëz, z.Nenad Rashiq’.

‘Ushtria linçuese e Facebook-ut’ në Kosovë, ka shtrembëruar këtë emër, duke e kthyer atë në ‘Milan Radojçiq’ – kryeterroristin e veriut.

Panduri nëpërmjet një sqarimi në Debat Plus, ka bërë thirrje që të ndalen fushatat e tilla, videon e plotë të të cilit mund ta dëgjoni më poshtë:

Ndërkohë, kohë më parë, kur ‘ushtrisë facebook-iane’, iu pati dashur që ta kthejnë me qëllim emrin ‘Nenad Rashiq’ në ‘Goran Rakiq’, edhe këtë e patën bërë.

Pra, të njëjtën deklaratë, kohë më parë, panelistit të Debatit Plus, ata që quhen me ironi nga shumë opinionistë kredibilë në Kosovë si ‘Komandantë Tastierat’, ia patën kthyer në Goran Rakiq, emrin Nenad Rashiq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit