Home Lajme Propaganda e dobët e Lavrovit vazhdon ta përdorë Kosovën për të sulmuar qasjen e Perëndimit për Ukrainën

Propaganda e dobët e Lavrovit vazhdon ta përdorë Kosovën për të sulmuar qasjen e Perëndimit për Ukrainën

0
Propaganda e dobët e Lavrovit vazhdon ta përdorë Kosovën për të sulmuar qasjen e Perëndimit për Ukrainën

Moska vijon të përdorë Kosovën për të sulmuar qëndrimin e Perëndimit ndaj luftës në Ukrainë.

Sipas ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, Perëndimi përdor standarde të dyfishta ndaj Kosovës dhe Donbasit në lindje të Ukrainës.

“Kur është e nevojshme, zbatohet parimi i vetëvendosjes së popujve, siç bënë në rastin e Kosovës, dhe kur ata mbështesin të mbrojturit e tyre, siç është regjimi nazist i Kievit, atëherë ata i përmbahen parimit të integritetit territorial”, tha Lavrov gjatë një takimi me krerët e misioneve diplomatike të akredituar në Moskë.

Sipas tij, përpjekja për të injoruar të gjitha normat dhe rregullat është veçanërisht e dukshme në qëndrimin e SHBA dhe aleatëve ndaj Kartës së OKB.

Lavrov pohon se në këtë rast është shpërfillur fakti që njerëzit në Donbas dhe Novorossiya refuzuan të jetonin nën regjimin që, sipas tij, synonte të shfaroste gjithçka ruse.

Exit mobile version