11.1 C
New York
Tuesday, April 15, 2025

Buy now

Pronat që po i jepen FSK-së nuk vlerësohen aq strategjike nga njohësit e sigurisë

- Advertisement -

Deri para më pak se një viti kjo hapësirë ishte nën menaxhimin e EULEX-it.

Por, tashmë aeroporti ushtarak ka një pronar të ri.

Aeroporti i Dumoshit, i cili ka kaluar në pronësi të ministrisë së Mbrojtjes e cila është duke u shfrytëzuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Një lokacion të ri nga pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës me hapësirë 100 hektarë, FSK e ka marrë edhe në rajonin e Batllavës në Komunën e Podujevës, më saktësisht te lumi i Surdullit.

Edhe kjo pjesë tashmë do përdorët nga ushtria kosovare.

Përveç tyre janë edhe disa prona të tjera, si ajo në fshatin Llukar që tashmë është në dispozicion të FSK-së.

Por, ish-ushtarakë vlerësojnë se shteti nuk e ka analizuar siç duhet zgjedhjen e këtyre pronave dhe shfrytëzimin e tyre.

“Njëra prej pronave është aeroporti tek Podujeva, i cili nuk është i përshtatshëm për tu bë bazë ushtarake, për shkak që është në rrezen e parë të goditjes së ushtrisë serbe. Tash varet për çfarë arsyeje ato destinohen, mirëpo për një destinim klasik çfarë dikush e mendon, ato faktikisht janë jashtë funksionit”, ka deklaruar Fadil Kajtazi, ish-ushtarak.

Thuajse i të njëjtit mendim është edhe eksperti tjetër i sigurisë Armend Halimi, që thotë se është më mirë të zgjedhen  pozicione tjera.

“Duke qenë se ato janë ndërtuar shumë kohë më parë, ndoshta do duhet rishikuar mundësia e vendndodhjes së tyre, duke iu përshtatur ndryshimeve, sepse ne e dimë që ushtritë edhe më të forta të botës, nuk janë imune ndaj sulmeve terroriste, e që konsideroj se disa prej këtyre zonave tash janë shumë afër qarkullimit publik”, ka theksuar Halimi.

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja nuk kanë treguar saktë se cili është qëllimi i përdorimit të këtyre pronave deri më tani.

Të ngjashme

Të fundit