2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Pronat e Aeroportit të Dumoshit kalojnë në menaxhim të Ministrisë së Mbrojtjes

- Advertisement -

Pronat e Aeroportit të Dumoshit sot kanë kaluar në menaxhim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë me dije se këto prona në Komunën e Podujevës janë pika strategjike për rritjen e mbrojtjes dhe sigurisë së Kosovës.

“Vendosja e ushtarëve të FSK-së në pronat e Aeroportit të Dumoshit në Podujevë është një zhvillim domethënës për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e Heroit të Kosovës, strategut dhe inspiruesit të luftës sonë çlirimtare, Komandant Zahir Pajazitit. Ky hap forcon praninë e FSK-së në regjionin e Llapit dhe Gollakut, duke ofruar siguri shtesë për banorët e kësaj ane, mbështetje më të mirë e më të shpejtë për reagime, si dhe për operacione në rast të emergjencave civile”, ka thënë Maqedonci.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit