Një zjarr ka rënë në një pallat shumëkatësh në lagjen “Gjevdet Nepravishta”, në afërsi të spitalit të Lushnjës. Banorët kanë konstatuar tymin dhe kanë njoftuar menjëherë zjarrfikëset.
Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës të Lushnjës ka bërë të mundur izolimin e flakëve në një banesë në katin e tretë, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në apartamentet e tjera të pallatit, shkruan vizionplus.tv.
Në vendngjarje ndodhet edhe policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se pronari i banesës, një 40-vjeçar, i ka vënë flakën disa pjesëve të saj dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Burime nga policia bëjnë me dije se 40-vjeçari dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor. Aktualisht po vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.





