1.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Pronari i PSG-së Al Khelaifi e sulmoi fizikisht zyrtarin e Realit: Do te të vras

- Advertisement -

Duket se Paris Saint-Germainit i ka dalë mbrëmë totalisht situata nga kontrolli pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Parisienët e kanë përjetuar rëndë humbjen nga Real Madridi pasi ishin vetëm 45 minuta nga kualifikimi dhe po udhëhiqnin me dy gola pas dy përballjeve.

E pas ndeshjes, nervat e francezëve kanë shkuar në qiell, shkruan “Madrid Zone”, raporton “Gazeta Express”.

Madje, pronari i klubit, Nasser Al-Khelaïfi raportohet se e ka sulmuar një anëtar të stafit të Real Madridit, i cili ishte duke filmuar.

“Do të të vras”, i ka thënë sheiku arab zyrtarit të klubit madrilen.

Por, ishte sigurimi i tij ai që e ndali, ndërsa drejtori sportiv, Leonardo kërkoi që xhirimi të fshihej,

Edhe në dhomat e zhveshjes së PSG-së thuhet se pati përleshje në mes të portierit Gianluigi Donnarumma dhe brazilianit Neymar pasi të dy fillimisht u fjalosën, duke ia vënë fajin njëri tjetrit për humbjen dhe për gabimet që i bënë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit