8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Pronari i kompanisë që dërgonte njerëz në tubimin e Vuçiqit e përkrahte haptas Albin Kurtin

- Advertisement -

“Barileva Tours” ishte një prej kompanive të autobusëve e cila dërgoi qytetarë serbë nga Kosova për të marrë pjesë në tubimin në Beograd, ku mori pjesë edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe zyrtarë të partisë së tij.

Kjo kompani, edhe më parë ishte bërë lajm nëpër media, kjo kur kishte dërguar po ashtu, serbë nga Kosova në Serbi për të votuar në referndumin atje.

Ajo që kishte rënë në sy, ka qenë që pronari i kësaj kompanie, Naser Januzi, është përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila drejtohet nga kryeministri Albin Kurti.

Atë kohë madje, Sinjali kishte publikuar një fotografi e cila dukej të jetë bërë gjatë fushatës “Krejt dhe Drejt”.

Ndërkohë, Nacionale raportoi dje në lidhje me një tubim të tillë. Gazetarja e Nacionales, Anita Nikaj bisedoi me një përfaqësues të “Barileva Tours”, për t’i pyetur më shumë rreth punës së tyre në dërgimin e qytetarëve serbë në Beograd.

“Na jena të pagum, aq sa u kan çmimi real, jemi pagu, kemi shku me e kry sherbimin, kurgjo më shumë. Neve na kanë thirr prej Serbisë, jo prej Kosovës.” – ka thënë një përfaqësues i kësaj kompanie.

Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit