Nasser Al-Khelaifi, president i Paris Saint-Germain dhe Qatar Sports Investments ka një dëshirë të madhe për të zgjeruar perandorinë e tij të futbollit duke investuar në klube anembanë Evropës.
Sipas raportimeve të ‘Sky Sports’, pronarët e PSG-së nga Katari, të udhëhequr nga presidenti Nasser Al-Khelaifi, kanë mbajtur një takim në Londër javën e kaluar me pronarin e Tottenhamit, ku ka edhe kroatin Ivan Perishiq – Daniel Levy. Tema e supozuar e takimit ishte investimi në klubin e Londrës veriore.
Nuk është sekret që pronarët e Paris Saint-Germain synojnë të investojnë në klube futbolli dhe si një dëshirë e veçantë shquhen klubet nga Premier Liga angleze. Përveç pronësisë së PSG-së, Qatar Sports Investment (QSI) zotëron gjithashtu një pakicë të aksioneve në skuadrën portugeze Braga.
Pritjet ishin që pas Botërorit të Katarit, interesi i QSI-së për investimet në futboll të ulej, por duket se po ndodh krejt e kundërta. Sipas raportimeve, kompania nga Katari po përgatit një plan ambicioz të investimeve strategjike në klube në mbarë botën.
Liverpool dhe Manchester United, pronarët e të cilëve kanë konfirmuar publikisht kërkimin e investitorëve të rinj, përmenden gjithashtu si objektiva të mundshëm investimi.