Pronësia e Liverpoolit, “Fenway Sports Group” (FSG), raportohet se ka hequr dorë nga ideja për të blerë një klub në La Liga.
Për një kohë të gjatë ishte shfaqur interesi për të blerë një aksion shumicë te Getafe, si Manchester City nën “City Football Group”, dhe shqyrtoi disa klube në Spanjë për këtë mundësi.
Fillimisht u analizuan klube si Málaga dhe Girondins de Bordeaux, përpara se të përqendroheshin te Getafe.
Presidenti dhe pronari shumicë, Angel Torres, gjithashtu kishte shprehur gatishmërinë për të shitur klubin, dhe raportohej se po kryhej për një marrëveshje potenciale prej 150 milionë eurosh.
Sipas “The Athletic”, FSG tani ka hequr dorë nga ideja për të blerë Getafen.
Ata gjithashtu shqyrtuan blerjen e 30% të aksioneve te Monaco, nga 25 klube që u konsideruan gjithsej, por projekti tani përshkruhet si “i fjetur”, për shkak të mungesës së qartësisë nga UEFA mbi aftësinë e klubeve me të njëjtin pronar të konkurrojnë në Europë.
Para se të shqyrtohej Getafe, ishin konsideruar edhe Espanyoli, Levante dhe Real Valladolidi, por “Los Azulones” (Getafe) ishin më afër përparimit.
Rregullat mbi limitet e pagave në La Liga, kostot dhe të ardhurat e kufizuara ishin faktorë që i bënë FSG të hezitojë për investim, pasi nuk ishin të sigurt në mundësinë e realizimit të investimit të dëshiruar.
Që atëherë, Torres ka hedhur poshtë idenë se është duke kërkuar të shesë klubin në mënyrë të menjëhershme.
Aktualisht po kryhen punime rinovimi në “Coliseum Alfonso Pérez”, të cilat pritet të përfundojnë më 2028.
Torres ka komentuar publikisht se do të largohet nga klubi pasi rinovimet e stadiumit të përfundojnë.






