Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për 10 nga 11 të dyshuarit e arrestuar më 29 maj, nën dyshimin për përfshirje në një skemë të gjerë korrupsioni me pajisjen e kundërligjshme me patentë shoferë.
Në mesin e të arrestuarve janë pronarë të autoshkollave, koordinatorë për patentë shoferë, ekzaminerë dhe zyrtarë të tjerë.
Sipas Dosjes së Prokurorisë, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, të dyshuarit kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet nga kandidatë të ndryshëm për t’i pajisur me patentë shoferë, pa i përmbushur kriteret ligjore.
Të përfshirët dhe akuzat:
Drilon dhe Ekrem Ahmeti (babë e bir) pronarë të autoshkollës “Driloni”, në bashkëkryerje me Emsh Ahmeti, dyshohen për marje rryshferi, ushtrim ndikimi dhe falsifikim dokumentesh.
Avni Abdyli, koordinator për patentë shoferë në Gjilan, dyshohet se ka pranuar ryshfet për të ndihmuar kandidatë të kalojnë testet.
Naim Murseli, pronar i autoshkollës “Naimi” në Podujevë dhe Afrim Toçani, dyshohen se kanë pranuar para me premtimin për të përgatitur dokumentacione në qendrën mjekësore , të regjistrojnë kandidatët ne autoshkollë dhe të ushtrojnë ndikim te personat zyrtarë për dhënie të pantent shoferëve në Podujevë. Në këtë rast kemi dhe tejkalim të kompetencave zyrtare.
Sabri Arifaj, pronar i autoshkollës “Kader” në Gjakovë, akuzohet për ryshfet dhe armëmbajtje pa leje.
Sadri Sutaj, ekzaminer për patentë shoferë në Gjakovë, dyshohet se u ka ndihmuar 52 kandidatëve të kalojnë testet në këmbim të ryshfetit.
Kamer Shabanaj, koordinator i qendrës për patentë shoferë në Gjakovë, dyshohet se ka pranua rshuma të caktuara të parave nga kandidatë dhe ka ndërhyrë në mënyrë të kundërligjshme në procesin e testimit të kandidatëve.
Leutrim Abdyli, ekzaminer në MMPHI, dyshohet për tejkalim të kompetencave zyrtare për përfitime personale, para. Ai gjithashtu dyshohet se njërit kanidat i ksihte këkruar 600 euro për t andihmuar në marrjen e patentë shoferit të kategorisë “D”.
Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.