Ferma e reperit Kanye West në Los Angeles në vlerë prej 2.2 milionë dollarësh (dy milionë euro) duket e shkatërruar pasi muret janë shembur dhe mbeturinat janë shpërndarë kudo.
Objekti i cili shërbeu gjithashtu si selia e tij e Shërbimit të së Dielës dhe Akademia Donda, u instalua në shtator 2020 dhe duket se është lënë të kalbet pas divorcit të çiftit Kim Kardashian dhe Kanye West, i cili u finalizua në nëntor.
West ndërtoi mure ndarëse rreth shtëpisë kryesore dhe konakut në pronën e izoluar. Tani muret rreth konakut janë rrëzuar, duke lënë pas një gardh teli me mbeturina të shpërndara përreth, shkruan DailyMail.
Pjesë të mureve rreth ndërtesës kryesore kanë rënë, duke lënë boshllëqe në gardh pasi pëlhura e bardhë që mbulon gardhin ka filluar të shpërbëhet.
West thuhet se jetonte në pronë me të dashurën e tij të atëhershme modele Irina Shayk, ndërsa ai e ktheu pronën në një strehë beqarie, ndërsa ish-gruaja e tij Kim Kardashian, 42 vjeçe, ka mbetur në rezidencën e tyre 60 milionë dollarëshe (55.4 milionë euro) në Calabasas me katër fëmijët e tyre.
Thuhet se ferma ndodhet tetë milje larg shtëpisë që ai ndante me Kimin në komunitetin e mbyllur të lagjes Hidden Hills në Hollywood.