8.2 C
New York
Sunday, March 16, 2025

Buy now

Promovohet libri “Kryemjeshtri”, kushtuar trajnerit Driton Kuka

- Advertisement -

Sukseset e xhudos dhe arritja e tri medaljeve të arta olimpike për Kosovën nga xhudistet që ishin nën udhëheqjen e tij janë përmbledhur në librin me titull “Kryemjeshtri”, kushtuar trajnerit Driton Kuka, me autor gazetarin sportiv Arsim Maxhera.

Ky libër është promovuar, sot, në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të UP-së, në prani të ministrit të Sportit, Hajurlla Çeku dhe shumë personaliteteve nga jeta politike dhe sportive.

Ministri Çeku tha se libri “Kryemjeshtri” do të dëshmojë rrugën e gjatë të suksesit të xhudos së Kosovës, që tash e disa vjet është sporti që ka bërë krenar një komb të tërë.

Ai u shpreh krenar me arritjet e xhudos dhe theksoi xhudistët do të vazhdojnë ta kenë përkrahjen e shtetit , që të ketë vazhdimësi të sukseseve. Ministri tha se në shumë takime me homolog e kanë pyetur për Kukën dhe xhudistet kampione dhe për formulën e suksesit.

Fjalë miradije për autorin e librit dhe për trajnerin Driton Kuka pati edhe presidenti i Komiteti Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi. Ai tha se medaljet e shumta, në mesin e të cilave tri të arta olimpike, dëshmojnë dhe vërtetojnë se puna e Tonit është e pakrahasueshme dhe e papërsëritshme.

Ndërkaq, autori i librit, Arsim Maxhera, theksoi se në libër krahas rrugëtimit drejt olimpit, janë të paraqitura edhe detaje nga jeta e Kukës, për të cilat nuk është ditur më parë.

E Driton Kuka theksoi se ndihet krenar për sukseset e arritura deri më tani, teksa u shpreh i bindur se edhe në të ardhmen do të ketë për çfarë të shkruhet për xhudon e Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit