4.2 C
New York
Thursday, December 12, 2024

Buy now

Promovohe libri “Kauza për Familjen”, Ramush Haradinaj afër hoxhës Shefqet Krasniqi

- Advertisement -

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në promovimin e një libri me titull “Kauza për Familjen”.

Ai ka ndarë disa pamje në Facebook, ku në njëren prej tyre, shihet afër hoxhës Shefqet Krasniqi.

“Bashkë me Abdullah Klinakun dhe Listën Konservatore, ne ndajmë të njëjtin vizion për forcimin e familjes shqiptare. Krijimi i Ministrisë për Familje dhe zbatimi i “Pakos për Mirëqenien e Familjes” do të sigurojnë mbështetje konkrete për çdo familje – nga çiftet e reja tek prindërit e rinj, nga të moshuarit tek fëmijët.

Sfidat e sotme kërkojnë veprime të guximshme. Antarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional, është kthesa e madhe për sigurinë dhe ekonominë e vendit. Në këtë kontekst, fuqizohet edhe angazhimi ynë për familjen dhe fuqizohen politikat tona që garantojnë mbështetje financiare për familjet në nevojë dhe programet e dedikuara për fuqizimin e gruas në shoqëri.” – ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit