11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Prokuroria zvicerane kërkon 18 vjet burgim për shqiptarin që vrau gruan e tij nga Kosova

- Advertisement -

Të hënën ka vazhduar gjykimi nga Afrim T, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij, Shqiponja I.

Më 25 shtator 2022, gruaja nga Kosova u gjet e vdekur në banjon e shtëpisë në Zvicër në Bergdietikon.

Fillimisht u dyshua se ajo ia kishte marrë jetën vetës, por pas hetimeve u konstatua se 41-vjeçarja ishte vrarë nga burri i saj, Afrim T, shtetas zviceran me rrënjë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, siç kishte njoftuar asokohe prokurori publik i Aargaut.

Sipas prokurorit, krimi ishte kryer nga i akuzuar “duke përdorur forcë brutale”. Seanca e së hënës ishte e dyta lidhur me këtë rast.

Për këtë ka raportuar edhe gazeta e njohur zvicerane Blick.ch transmeton Klankosova.tv

Sipas kësaj gazete, për Afrim T, prokuroria zvicerane kërkon 18 vjet burgim.Dëshminë e saj gjatë seancë e ka dhënë edhe motra e të akuzuarit.Ajo ka thënë se ka pasur marrëdhënie shumë të mira me familjen e viktimës.

Sipas saj, nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët e të ndjerës që nga koha kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.

“Nuk na lejuan të merrnim pjesë as në varrim”, tha ajo.

Dëshminë e vazhdoi duke thënë se ajo kishte frikë pas këtij rasti dhe se gjithmonë lëvizte e shoqëruar nga të afërmit.Tutje gazeta shkruan se motra e të pandehurit nuk ka treguar nëse ka frikë se mund të ndodh ndonjë hakmarrje.

Ajo thotë se kishte raporte tejet të mira me kunatën e saj (viktimën).Tutje theksoi se disa herë e kishte vizituar të vëllain në burg, dhe se ai ishte “penduar shumë për krimin”.

Dëshmitarja vazhdon duke thënë se e ka dashur shumë gruan e vëllait të saj.Ato i shkruanin shpesh njëra-tjetres, flisnin në telefon dhe takoheshin shpesh.

Papritur avokati i familjes së viktimës e ndërpreu marrjen në pyetje gjatë seancës.

Arsyeja e kësaj ndërprerje ishte se nëna e viktimës nuk ndihet fare mirë.Ajo qante, dridhej e tëra dhe në fund u nxorr nga salla nga një i afërm.

Në këtë seancë ishte paraparë që të dëshmonte edhe nëna e viktimës, por për shkaqe shëndetësore nuk kishte pasur mundësi për një gjë të tillë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit