9.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Krasniqi akuzon Tahirin për manipulim të votave (DOKUMENT)

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar që të rinumërohen të gjitha qendrat e vendovotimeve në komunën e Vushtrrisë.

Ky vendim i Prokurorisë vjen pasi kandidatja për deputete nga LDK, Rrezarta Krasniqi ka akuzuar se ka pasur keqpërdorimin e votave në disa qendra.

Sipas vendimit të Prokurorisë, e që është siguruar nga Telegrafi, thuhet se ekziston dyshimi se ka pasur manipulim të vota për ta ndihmuar kandidatin tjetër të LDK-së, Xhafer Tahiri.

Mes tjerash, Krasniqi ka deklaruar se edhe komisionerët kanë qenë familjarët të Xhafer Tahirit.

Prokurororia ka urdhëruar që rinumërimi të bëhet në Prishtinë.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.

 

Shpërndaje

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit