Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se hetimet ndaj Shkelzen Gashit janë duke vazhduar lidhur me rastin e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, e cila ishte vendosur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Sipas njoftimit, Shkelzen Gashi është intervistuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Po ashtu, hetuesit e Departamentit për Krime të Rënda kanë realizuar një urdhër kontrolli në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim sigurimin e provave të mundshme që janë të rëndësishme për hetimin.
Prokuroria ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt hetimore, ndërsa veprimet e mëtejshme do të vazhdojnë në përputhje me ligjin.






