11.8 C
New York
Wednesday, March 5, 2025

Buy now

Prokuroria Speciale thërret për gjykim Millan Jovanoviq, akuzohet për krime lufte

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e ka ftuar të akuzuarin Millan Jovanoviq, ish pjesëtar i forcave rezervë ushtarake të Serbisë marrë pjesë në seancën fillestare më 20 shkurt të vitit 2024 pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Ftohet i akuzuari Millan Jovanoviq, nga i ati Stojan, i lindur në Ferizaj, ku edhe ka jetuar, tani me vendbanim të panjohur, me nacionalitet serb, ish polic në Stacionin policor në Ferizaj, me numër personal 0407976964759 i lëshuar nga Sekretariati i Punëve të Brendshme në Ferizaj, të marrë pjesë në seancë fillestare të caktuar më dt.21.02.2024, e mërkurë, në ora 9:30, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, për çështjen penale të proceduar sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, PPS.nr.98/2017 të dt.27.11.2023, për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale në bashkëkryerje me persona tjerë të pa njohur, të uniformuar dhe të armatosur, Krime Lufte kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22, të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi l nënparagrafi 1.6 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Konform nenit 303 par.8 të KPPRK-së gjykata I bënë thirrje të akuzuarit Millan Jovanoviq, të dorëzohet dhe të paraqitet sa më parë pranë kësaj gjykate, që kjo çështje penale të zhvillohet me prezencën e tij në seancën e caktuar më datë dhe në kohë si më lartë.

Konform nenit 303 paragrafi 8 të KPPRK-së, gjykata i bënë thirrje çdo personi që ka informacion relevant për vendndodhjen e të akuzuarit Millan Jovanoviq, që t’ia komunikojë atë informacion policisë së Kosovës, me qëllim të sigurimit të prezencës së akuzuarit Millan Jovanoviq në këtë çështje juridiko penale.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit