Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ka shënjestruar një rast për “Shpëlarje të parave”, si dhe vepra të tjera penale.
Në kuadër të këtij rasti deri më tani janë arrestuar tre persona.
“Në ketë rast për momentin janë të ndaluar tre (3) persona dhe të njëjtit sipas vendimit të gjykatës janë nën masën e paraburgimit”, thuhet në një njoftim.
Po ashtu, janë sekuestruar rreth 20 milion euro.
“Gjithashtu, ju njoftojmë se në kuadër të hetimeve janë sekuestruar dhe konfiskuar sasi e madhe e armatimit të llojit të ndryshëm, rreth tridhjetë (30) vetura, si dhe pasuri të paluajtshme rreth njëzet milion (20.000.000) euro”, thuhet tutje në komunikatë.