26.8 C
New York
Friday, July 11, 2025

Buy now

Prokuroria Speciale po i heton 2 mijë kontrata njëburimore, përfshirë edhe tenderët për ndërtimin e urave në Ibër

- Advertisement -

Një sulm e linçim skandaloz ka nisur nga figura të larta të Vetëvendosjes, kundër kryeprokurorit të Speciales, Blerim Isufaj.

Kjo pasi një media e afërt me VV-në raportoi se “kryeprokurori Isufaj ka dhënë urdhër për hetimin e ndërtimit të dy urave mbi Ibër”.

Kjo u shpërnda nga deputetë të shumtë të VV-së, që sulmuan me gjuhë të ashpër Prokurorinë Speciale.

Megjithatë, Prokuroria Speciale  kanë theksuar se nuk po hetohet projekti infrastrukturor, por tenderët të cilët janë dhënë me procedurë të negociuar. E të tillë, Prokuroria Speciale i ka në hetim mbi 2 mijë kontrata.

“Prokuroria Speciale nuk e ka në kompentencë të vlerësojë apo të aprovojë ndonjë projekt infrastrukturor, por theksojmë se roli i PS-së është të veprojë bazuar në ligjet në fuqi, në rastet kur ekzistojnë dyshime për keqpërdorim të fondeve publike. PS-ja, nëpërmjet pesë prokurorëve të angazhuar, i ka aktualisht në trajtim afër 2 mijë kontrata një burimore. Bazuar në këtë, Prokuroria Speciale ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të konstatimit të drejtë të gjendjes faktike për të gjitha dyshimet lidhur me rastin, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses Arbnora Luta.

“Ky hetim nuk ka të bëjë me ndonjë kundërshtim ndaj projektit në fjalë, por me përmbushjen e obligimeve ligjore, në mbrojtje të interesit publik dhe sundimit të ligjit, në mënyrë që të garantohet një administrim i drejtë dhe ligjor i resurseve publike”, thuhet më tutje.

Të ngjashme

Të fundit