23.1 C
New York
Thursday, June 26, 2025

Buy now

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për Shpëlarje Parash ndaj G.S, sekuestrohen pasuri mijëra euro

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë kundër një shtetasi me inicialet G.S., nën dyshimet për përfshirje në veprën penale të shpëlarjes së parasë.

Sipas aktakuzës, G.S. dyshohet se në periudhën 2019–2023 ka pranuar dhe menaxhuar një shumë prej 898,937.84 euro, me dije se këto mjete rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Prokuroria pretendon se i pandehuri ka vepruar me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, burimit, disponimit, lëvizjes apo pronësisë së parave, përmes kontratave fiktive dhe në bashkëpunim me persona të tjerë jashtë territorit të Kosovës.

Në aktakuzë është përfshirë edhe “G.S. I.S.”, si person juridik, për të cilën Prokuroria beson se është themeluar dhe përdorur nga i pandehuri për të qarkulluar mjetet e përfituara në mënyrë të paligjshme dhe për të maskuar burimin e tyre të vërtetë.

Pjesë e pasurisë së përfshirë në aktakuzë janë pesë parcela tokësore, me vlerë të përllogaritur rreth 355,800 euro. Këto janë sekuestruar me vendim gjyqësor, ndërsa Prokuroria ka propozuar konfiskimin e tyre të përhershëm pas përfundimit të procesit gjyqësor.

Ndaj kompanisë është propozuar masa e gjobës dhe sanksioni penal “Pushimi i personit juridik”, ndërsa për G.S. është kërkuar edhe dënimi plotësues “Ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë”, për rolin e tij si person përgjegjës në kompaninë e përfshirë.

Rasti është në pritje të shqyrtimit gjyqësor nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Të ngjashme

Të fundit