1.7 C
New York
Tuesday, December 23, 2025

Buy now

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish kryetari të Prishtinës, Shpend Ahmeti, për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Sipas aktakuzës, Ahmeti dyshohet se nga viti 2018 deri në vitin 2022, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, duke mos deklaruar deponime në para të gatshme të realizuara personalisht gjatë këtyre viteve.

Prokuroria bën të ditur se shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172 mijë e 600 euro.

Të ngjashme

Të fundit