4.6 C
New York
Tuesday, November 11, 2025

Buy now

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit për skandalin me rezervat shtetërore

- Advertisement -

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ish-ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Vet Hajdari ka njoftuar se tashëm Prokuroria ka dorëzuar aktakuzën ndaj saj në Gjykatën Themelore të Prishtinës, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore.

“Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media.

Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.” – ka shkruar ajo.

Të ngjashme

Të fundit