Prokuroria Speciale ka ngrituar aktakuzë ndaj të pandehurve L.B, B.V, E.B, A.H dhe A.S, të dyshuar për shtytje në kryerjen e veprave terroriste.

Sipas aktakuzës, pesë të pandehurit nga periudha e panjohur kohore e në vazhdimësi në bashkëkryerje, kanë shpërndarë dhe mundësuar përcjelljen e mesazheve te persona tjerë duke nxitur në kryerjen e akteve terroriste të sanksionuar me Kod Penal.

“Ndërsa, të pandehurit L.B dhe B.V. kanë mbajtur në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar armët në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm të sanksionuar nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale, transmeton lajmi.net.

Prokurori i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor publik, të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.