1.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj dy të pandehurve, për prodhim dhe përpunim të narkotikëve

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot aktakuzë ndaj dy të pandehurve.

I pandehuri M.M, akuzohet se me veprimet e tij ka kryer veprën penale: “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.

Për të njëjtën vepër penale po akuzohet edhe i pandehuri S.N, i cili raportohet të ketë kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për procedurë të mëtutjeshme” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit