7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave për krime lufte

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër ndaj dy personave për vepra penale që ndërlidhen me krimet e luftës.

Në komunikatë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se në periudhën kohore 1998-1999, kanë kryer vrasje, maltretime fizike dhe psikike, plaçkitje të pasurisë së luajtshme të popullsisë civile.

“Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve S.S dhe M.S. Sipas aktakuzës për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se në periudhën kohore 1998 – 1999, me dashje e në bashkëkryerje kanë kryer veprat Penale: vrasje, maltretime fizike dhe psikike, plaçkitje të pasurisë së luajtshme të popullsisë civile”.

“Me këtë në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale, Krimi i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142, lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të  Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”), si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale”, thuhet tutje në komunikatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit