10.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër shtatë të pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave, pasi që dyshohen se kanë kryer veprat penale Përvetësim në Detyrë dhe Falsifikim i Dokumenteve.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, këta janë të dyshuarit për këto vepra penale.

“Për të pandehurin T.M. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale Përvetësimi në Detyrë nga neni 425 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së, nr.04/L-082 dhe Falsifikim i Dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së.

Për të pandehurin A.O. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale  Përvetësimi në Detyrë nga neni 418 paragrafi 1 lidhur me paragrafi 3 të KPRK-së, nr.06/L-074 dhe Falsifikim i Dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së.

Për të pandehurin D.C. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale Falsifikim i Dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Për të pandehurit A.L. dhe F.A. ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale Mashtrim nga neni 335 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 5 dhe nenin 31  të KPRK-së nr.04/L-082  dhe Keqpërdorim dhe mashtrim  në prokurim publik nga neni 415 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 3 dhe nenin 31  të KPRK-së  dhe veprën penale në bashkëkryerje kanë  kryer veprën penale Shmangie nga Tatimi nga neni 307 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 dhe nenin 31 të KPRK-së.

Ndërkaq, për të pandehurin G.H. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale Dokumente të rrejshme lidhur me tatimin nga neni 308 paragrafi 2 dhe 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet ndër tjera në komunikatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit