Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, E.L. është ndaluar për 48 orë.
Siç njofton PSRK-ja, ai dyshohet për veprën penale “Ndihmë në dhënie të ryshfetit”.
“Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policia e Kosovës, do të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, ligjet në fuqi dhe praktikat ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.





